I vihet flaka "BMW"-së në Vlorë, dyshohet se mjeti u përdor në ekzekutimin me snajper të 22-vjeçarit

Të tjera zhvillime vijnë nga Vlora, aty ku pak orë më parë qyteti i trondit nga ekzekutimi i dyshuar me snajper i 22-vjeçarit Gëzim Sinomatit, sapo ai ka dalë në ballkonin e katit të tretë të pallatit ku kishte apartamentin është goditur me një plumb në kokë nga një distancë e largët.

Në zonën e stacionit të trenit tashmë mësohet se është gjetur një automjet duke u djegur, i cili mendohet se është përdor nga autori apo autorët e përfshirë në këtë ekzekutim mafioz të Sinomatit.

Raportohet se i riu që mbeti viktimë e ngjarjes së sotme sapo ishte kthyer nga Belgjika. Ndërsa vendngjarja është blinduar nga forcat e policisë, të cilat po zhvillojnë kontrolle edhe në banesat përreth në përpjekje për të kapur autorin apo autorët e ngjarjes së rëndë.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë kontrolle në banesa të ndryshme.

Dyshohet se snajperisti ka qenë në ndërtesën përballë pallatit ku banonte viktima.

EMISIONET