I vë flakën banesës edhe largohet, zjarrfikësit në panik për jetën e 68-vjeçarit
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 08:29
Një banesë ka marr flakë në mëngjesin e kësaj të mërkurë në lagjen Partizani në Vlorë.
Dyshohet se një 68-vjeçar me probleme të shendetit mendore i ka vendosur zjarrin banesës së tij dhe më pas është larguar.
Policia dhe forcat zjarrfikse kanë mberritur në vendngjarje për shuarjen e flakëve teksa prej minutash kanë dyshuar se 68 vjeçari gjendej në brendësi të saj.
Pasi kanë shuar zjarrin kanë konstatuar te kundërtën.
Ndërkohë dëmet materiale në banesë janë të mëdha teksa dhoma ku jetonte i moshuari është djegur plotesisht.