I nxehti zhurit Shqipërinë - Ja parashikimi i motit për këtë të shtunë
Temperaturat përvëluese po ”vlojnë” në të gjithë Evropën me disa rajone që përballen me temperatura që pritet të rriten mbi 40 gradë Celsius.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave fare të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era hera-herës me rrahje 7-10 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen: