I ngul thikën adoleshentit në Korçë, arrestohet 19-vjeçari

I ngul thikën adoleshentit në Korçë, arrestohet

Një sherr banal ka degraduar në përdorimin e thikave mes dy të rinjve në Korçë.

Policia e këtij qyteti bën me dije se ka arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka dëmtuar me thikë një 17-vjeçar, gjatë një konflikti të çastit.

“Më datë 11.04.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, shtetasi M. B., 19 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë, gjatë një konflikti, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një 17-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Falë ndërhyrjes të shpejtë, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, të autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit M. B., ndaj të cilit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale"njoftoi policia.

 

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit "Raqi Qirinxhi". Ka qenë Mateo Bica, afërisht 19 vjeç i cili ka goditur me thikë një minoren 17 vjeçar, poshtë shpatullës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal të Korçës.

Nga dyshimet paraprake mësohet se ngjarja ka ardhur nga motive banale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Korçës.

thikë

EMISIONET