Atentati në Astir, Softa: Vrasje e programuar, 6 persona të përfshirë, viktimat mund t’i kenë ndjekur për disa ditë

Një nate më parë 13 nëntor,  në zonën e Astirit u vranë me breshëri kallashnikovi  Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe  shoku i tij Armand Dumani 26 vjeç. Për këtë 15 persona janë shoqëruar në polici ndërsa pista e vrasjes  rezulton të jetë lufta mes grupeve kriminale të kryeqytet.

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa, në një intervistë që ka dhënë për Ora News, është shprehur se atentatet mafioze janë bërë pjesë e jetës së përditshme  dhe se grupet kriminale janë shtrirë në të gjithë territorin.

Fatjon Softa: Atentatet mafioze janë bërë pjesë e jetës së përditshme, sepse në çdo javë çdo muaj publiku arrin të shoh se grupe të ndryshme kriminale, lajë hesapet midis tyre. Grupet kriminale janë shtrirë në të gjithë territorin,  por kur këta ndodhin në Kryeqytet, kjo është më shqetësuese. Atentatorët nuk ndjekin vendin ku mund të bëjnë ekzekutimin, por ndjekin viktimën dhe në momentin më të përshtatshëm bëjnë ekzekutimin. 

Sipas tij si pasojë e atentateve që ndodhin në zona të banuara mund të vriten edhe njerëz të pafajshëm.

Fatjon Softa: Ka njerëz të pafajshëm që mund të bien viktimë e përdorimit e armëve që janë në duart e një grupi kriminal që lëvizin siç thatë dhe ju lirshëm në territor.

Softa thotë se vrasjet janë të programuara, ndërsa shton se për rastin e mbrëmjes së djeshme mendohet të jenë përfshirë 5-6 persona. Sipas tij personat mund ta kenë ndjekur viktimat për ditë me radhë deri sa kanë bërë ekzekutimin.

Fatjon Softa: Kur flasim për larje hesapesh do të thotë që vrasjet janë të përgramuara. Një person apo një grup personash, siç ishte rasti i fundit që mendohet të jenë përfshirë 6 persona, këta e ndjekin viktimën disa ditë më parë deri sa të bëjnë lëvizjen e tyre.

Më tej shton se policia duhet të ketë një databazë, si dhe të dijë ku rrinë, me kë bisedojnë dhe ku shkojnë personat me precedentë penal.

Fatjon Softa: Policia duhet të ketë në databazë, forma të ndryshme që ti e merr informacionin. Këta persona që bëjnë ekzekutimin më parë komunikojnë, por si komunikojnë mes tyre, a ka një përgjim, ose një kontroll të mjeteve që përdorin. Ata kur lëvizin me mjete dalin nga një banesë ju jetojnë. A e dimë banesën e tyre, kush është rrethi që qarkullojnë dhe lëvizin, kush janë të afërmit,në këtë mënyrë duhet të ishte në vëzhgim dhe duhet të jetë në vëzhgim. Deri më tani nuk kemi një rast që të flasim për parandalim.

Intervistoi gazetarja Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.

EMISIONET