Ekzekutimi i Mihasit, lufta mes grupeve të Tiranës pista kryesore. Kamera e sigurisë në rrugë filmoi vrasjen e dyfishtë

Lufta mes grupeve kriminale të kryeqytet, rezulton të jetë pista kryesore e vrasjes së, Erigers Mihasit dhe mikut të tij, Armand Dumani në zonën e “Astirit” në Tiranë.

Mihasi i lakuar në disa ngjarje kriminale, ishte pjesë e një grupimi djemsh që shpesh herë u kthyen protagonist të disa krimeve në Tiranë dhe jo vetëm.

Kohët e fundit ai ishte përpjekur të shkëputej nga rruga e keqe ku kishte hyrë, duke frekuentuar si besimtar mysliman xhaminë e Tiranës.

Për policinë e Tiranës, shënjestër e këtij atentati mafioz është pikërisht, Erigers Mihasi.

Ndërsa miku i tij, ka qenë rastësisht në automjet.

Burime të policisë thanë për “Ora News” se vrasja lidhet për shkak të “luftës” së lindur mes bandave në Tiranë, ku padyshim janë krijuar disa viktima.

Fabian Gaxha, Santiago Malko dhe Erigers Mihasi, janë këto viktimat e kësaj “lufte”, që lindi fill pas ngjarjes së 4 Tetorit 2018 në ish-bllok dhe që tashmë nuk dihet se ku e ka fundin.

Biznesi i kazinove, trafiku i kokainës që më pas u përzie edhe me vrasje, ka sjellë një përleshje të egër mes tre grupeve kriminale që veprojnë në Tiranës.

Policia thotë jo zyrtarisht se dy grupe kryeqytetase kanë lidhur aleancë, kundër një grupi të vetëm, ku bënte pjesë dhe Erigers Mihasi.

Anëtarë të hetimit pasditen e djeshme kanë arritur të sigurojnë pamjet e një filmuara nga një kamera sigurie, që është instaluar nga kompania “Salillari”.

Pikërisht kjo kamer besohet se ka filmuar të gjithë situatën para dhe pas kryerjes së krimit.

Në filmime duket qartë momenti kur automjeti tip “Toyota” ndjek nga afër “Audin A8”, që më pas do të qëllohej me mbi 30 plumba, duke lënë të vdekur në vend, Armando Dumanin dhe Erigers Mihasin.

Ky i fundit kishte vetëm 24 orë që ishte kthyer nga Gjermani në Shqipëri.

Autorët me sa duket e kanë survejuar përgjatë gjithë ditës së djeshme, duke bërë ekzekutimin në mbrëmje.

Mihasi kohët e fundit i ishte kthyer jetës fetare. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Xhamitë e Tiranës, shkruajnë: “…mbrëmë ia dorëzoi shpirtin krijuesit të tij, Erigers Mihasi, i cili u vra në një atentat tek astiri bashkë me shokun e tij. Erigersi sapo kishte filluar të frekuentonte xhaminë, duke ju kthyer rrugës së Zotit dhe duke lënë pas tij të kaluarën e errët, mirëpo deshi Allahu ta merte nga kjo botë…”.

Ekzekutimi i Mihasit, lufta mes grupeve të Tiranës pista kryesore.

Për vrasjen e dyfishtë në Tiranë janë shoqëruar mbi 20 persona, të cilët pasi u morën në pyetje janë lënë sërisht të lirë.

EMISIONET