Atentati me dy viktima në Astir, asnjë gjurmë nga atentatorët, 15 të shoqëruar


Më shumë se 15 persona janë shoqëruar lidhur me atentatin mafioz të një nate më parë në zonën e Astirit ku u vranë me breshëri kallashnikovi  Erigers Mihasi, 32-vjeç dhe  shoku i tij Armand Dumani 26 vjeç.

Ata po lëviznin me një makinë të bardhë "Audi" që drejtohej nga Mihasi dhe Dumani pasagjer, kur u qëlluan nga një makinë tjetër te "2 rrathët"  në Unazën e Re.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se kemi të bëjmë me vrasës me pagesë. Mendohet se kanë qenë tre persona, një në rolin e shoferit dhe dy ekzekutorë.

Mjeti i autorëve "Toyota" dhe targat rezultojnë të vjedhura. Makina u gjet e djegur në Thumanë.

E shkuara kriminale e viktimave mbetet pista kryesore e policisë në hetimin për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Por pista të tjera pritet të dalin në dritë pas dëshmisë së familjarëve të tyre, kqyrjes së telefonave celularë të viktimave.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë është konsrtatuar se dy viktimat janë ndjekur për disa orë nga atentatorët derisa kanë gjetur momentin e përshtatshëm për ti ekzekutuar, pikërisht te "2 rrathët" në Unazë të Re.

EMISIONET