I kërkuar në Itali për plagosje me armë zjarri, arrestohet në Kavajë 25-vjeçari

I kërkuar në Itali për plagosje me armë zjarri, arrestohet

Është arrestuar në Kavajë një 25-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane, i akuzuar si bashkautor i një plagosjeje të rëndë me armë zjarri të kryer në Itali, më 3 mars të vitit 2022.

Në kuadër të operacioni policor i koduar “Parma”, Fast Albania në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, ka kapur në Kavajë dhe ka arrestuar provizorisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin Reni Djalja, 25 vjeç, banues në Kavajë.

25-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Parmas i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Më datë 03.03.2022, në Salsomaggiore Terme, Parma, shtetasi Reni Djalja, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur rëndë, me armë zjarri pistoletë, shtetasin shqiptar L. V.

itali arrestim ekstradim kavaje

EMISIONET