I biri vr*u efektivin e “Shqiponjave” /Nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Qershor 2026, 15:29
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një efektiv dhe u plagos një tjetër.
Burimet bëjnë me dije se forcat e policisë kanë shoqëruar gjatë orëve të fundit nënën e autorit të dyshuar, shtetasit Violand Braçellari.
Ajo është dërguar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku po merret në pyetje me intensitet të lartë nga grupi i hetimit.

