Humbi jetën në krye të detyrës/ Familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, efektivi do të prehet në vendlindje

Humbi jetën në krye të detyrës/ Familja refuzon varrimin

Efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë operacionit policor në fshatin Bode ne Maliq, do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes.

Statusi i "Dëshmorit të Atdheut" parashikon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve, por familja ka kërkuar që ceremonia e varrimit të zhvillohet në vendlindjen e tij.

Sipas familjarëve, kjo kërkesë lidhet me faktin se ata kanë humbur më herët edhe një djalë tjetër nga nje sëmndje e rëndë me leuçemi, gjithashtu efektiv policie. Dëshira e familjes është që dy vëllezërit të prehen pranë njëri-tjetrit.

Homazhet në nderim të Enea Mekollit do të zhvillohen të premten në orën 10:00 deri 12:00 në Pallatin e Kultures Pogradec, ndërsa ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin e tij të lindjes Blace.

EMISIONET