Pse largohen të rinjtë? Halilaj analizon fenomenin e emigrimit
Opinionistja Helena Halilaj, e ftuar këtë të enjte në emisionin “Epiqendër” të gazetares Sonila Musai, foli mbi arsyet që i shtyjnë të rinjtë shqiptarë të emigrojnë, por edhe mbi rëndësinë e krijimit të kushteve që ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.
Gjatë intervistës, Halilaj theksoi se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve zgjedhin të largohen për të fituar eksperienca profesionale dhe akademike në vende më të zhvilluara, veçanërisht në fusha që ofrojnë mundësi më të mëdha zhvillimi.
Ajo solli në vëmendje edhe shembujt e shqiptarëve që kanë emigruar pas viteve ’97–2000 dhe që kanë arritur suksese të rëndësishme në arenën ndërkombëtare.
Sipas saj, ka mjaft individë që, falë mundësive të krijuara jashtë vendit, janë shndërruar në figura të spikatura në fusha të ndryshme, duke dëshmuar potencialin dhe aftësitë e të rinjve shqiptarë.

