"I bëri zgjedhjet mish-mash", Kikia: Akademia edhe nëse nuk prodhon shkencë, ka për detyrë të ofrojë model

Gazetari Mentor Kikia i ftuar në "Ora e Betit" deklaroi se Akademia e Shkencave vërtet nuk prodhon shkencë por ka për detyrë të ofrojë një model për politikën, shoqërinë.

Kikia: Ajo mund të mos prodhojë shkencë por e ka për detyrë të prodhojë modelin e politikës, të orientojë studime, të hedhë ide për zhvillimin e shoqërisë. Sot shoqëria ka nevojë për model. Modeli që promovohet në media është ai i drogës, eskortës. Modeli i politikës më i ziu i mundshëm. Kupola e jetës intelektuale sot ka për detyrë që të prodhojë modelin e mirë te politika duke treguar në radhë të parë si funksionon vetë.

Çfarë modeli mund të prodhojë Akademia te politika kur 15 njerëz të "qelbur" bëjnë një proces zgjedhor mish-mash që pas katër vitesh janë akoma në gjyq nëse ishte proces i drejtë apo jo i drejtë. Si mundet që të shërbejë si model për këtë dreq politike. Duhet ta jepte këtë shembull Akademia. Akademia po i jep modelin politikës që përdore ligjin si llastik, sa herë të duhet zgjatet kur të mos duhet mbylle. Kjo është si investitori strategjik.

ora e betit

EMISIONET