Humbi jetën gjermanja, zbardhet dinamika e aksidentit në Prrenjas

Humbi jetën gjermanja, zbardhet dinamika e aksidentit në Prrenjas

Zbardhet dinamika e aksidentit rrugor në Prrenjas.

Mjeti i tonazhit të rëndë me drejtues një serb në ngjitje bëjnë me dije burime pranë vendit të ngjarjes ka humbur kontrollin në mënyrë të papritur, devijim që ka sjellë edhe goditjen e mjetit të shtetasve të huaj.

Goditja ka qenë aq e fortë në pjesën fundore të mjetit të tonazhit të rëndë sa ka sjellë dhe vdekjen e drejtueses të mjetit, shtetases U.S, 56-vjeçare me kombësi gjermane.

Gjithashtu, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, shtetasi P. K., 50 vjeç, (pasagjer në automjetin me drejtuese shtetasen U. S.)

Çifti mësohet se po udhëtonte me një mjet të marrë me qira.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti me një të vdekur.

aksident rrugor prrenjas

EMISIONET