Hazizaj: Trupa mësimore në Shqipëri nuk është në gjendje të mbrojë apo eleminojë dhunën tek të rinjtë
Altin Hazizaj, aktivist i Shoqërisë Civile ishte i ftuar Ora News në emisionin "Epiqendër" me moderatoren Sonila Musai ku u diskutua për të rinjtë që po përfshihen në krime.
Hazizaj u shpreh se disa institucione që e kanë për detyrë të merren me ata fëmijë që kanë konflikte me ligjin kanë përgjegjësi të kenë kujdes ndaj të rinjve pasi fajin për fëmijët që përfshihen në skena dhune nuk mund t'ja lëmë vetëm familjes.
"Trupa mësimore nuk është në gjendje të ofrojë shërbime të kujdesit, mbrojtjes apo eleminimit të dhunës në shkollë. Zgjidhjet janë tek investimi në arsim në shërbime dhe të kemi sisteme të afta që ti përgjigjen realitetit ku ndodhemi".



