Hapet zyra për dokumente biometrike në ndihmë të shqiptarëve në Kretë

Hapet zyra për dokumente biometrike në ndihmë të

Shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Kretë mundë të aplikojnë për dokumente biometrike nga dita e sotme deri më 24 prill në zyrën e hapur nga IdentiTek në ishullin ku dhe jetojnë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria e Brendshme bën të ditur se çelja e zyrës së IdentiTek në Kretë, vjen në kuadër të projektit “Ishujt 2024”.

“Prej ditës së sotme ka nisur zbatimi i projektit “Ishujt 2024”, ku IdentiTek me një ekip të posaçëm po asiston shtetasit shqiptarë që jetojnë e punojnë në Kretë për t’u pajisur me dokumente biometrike”, njofton Ministria e Brendshme.

“IdentiTek do të jetë në datat 22, 23 dhe 24 prill në Iraklio, Kretë (Ioanni Prokopidi 714 08, Nea Alikarnassos).

IdentiTek mbetet e angazhuar në misionin e saj për të ofruar mjete identifikimi të sigurta për të gjithë shtetasit e saj kudo ndodhen”, përfundon njoftimi.

EMISIONET