Lufta hyn në ditën e nëntë/ SHBA g*det aftësitë ushtarake iraniane, Irani ndalon dy cisterna në Hormuz

Lufta hyn në ditën e nëntë/ SHBA g*det aftësitë

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit vijojnë të rriten, ndërsa ushtria amerikane ka nisur një tjetër valë sulmesh ajrore ndaj objektivave iraniane për natën e nëntë radhazi. Në të njëjtën kohë, Teherani njofton operacione kundër objektivave amerikane dhe rrit presionin në Ngushticën e Hormuzit.

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) bëri të ditur se sulmet e reja synojnë dobësimin e kapaciteteve ushtarake iraniane.

Sipas palës amerikane, operacionet janë pjesë e fushatës ndaj infrastrukturës dhe sistemeve ushtarake të Iranit.

Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se sulmet u ndërmorën pas vrasjes së ushtarëve amerikanë dhe se operacionet do të vijojnë. Ai tha se goditjet kanë për qëllim edhe pengimin e përpjekjeve të Iranit për zhvillimin e armëve bërthamore.

Nga ana tjetër, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi ndalimin e dy anijeve cisternë nafte në Ngushticën e Hormuzit, pasi sipas saj po lëviznin pa autorizim nga Teherani.

Autoritetet iraniane njoftuan gjithashtu se kishin shënjestruar avionë ushtarakë amerikanë në zonën e Aeroportit të Akabës në Jordani, duke pretenduar dëmtime në disa mjete ajrore.

Sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA, Garda Revolucionare ka goditur edhe një objekt ushtarak amerikan në Kuvajt, përfshirë një sistem radarësh paralajmërues.

EMISIONET