Festimet e 110 vjetorit të Pavarësisë me trumpetat folklorike dhe tullumbacet deliranteste

Festimet e 110 vjetorit të Pavarësisë me trumpetat folklorike dhe

Festimet e 110 vjetorit të Pavarsisë me trumpetat folklorike të tullumbaceve të retorikës deliranteste të dy Parlamenteve, që më pas vazhduan me emisionet e neverise dhe injorancës televizive dhe qelesheve dhe burive te makinave te drejtuara për ne Mal të Zi ku do festonin pavarësinë e Shqipërisë në Mal të Zi me klithjet dhe avujt e qelesheve, O sa mirê me qenë Shqiptar! Ishin një pështjelim katunaresk primitiv dhe hipokrit.

Po përmend tre gjera që me neveritën në injorancën dhe pathetizmin patriotik në mediat shqipëtare dje:

1. Alketa Vejsiu në emisionin e saj “Dancing with me”ndêrsa fliste për krenarine e të qënit shqiptar dhe flamurit kombëtar, ku e kishin kthyer si dasëm familjare katundi me prinderit e ”dhëndërrit e nuses” të ftuar në emision(!!) perdornin e gjithë juria një fjalor kot me kot që qeshnin kot me idiotesite që nxirrnin goja duke perdorur herë fjalë anglisht herë italisht.

Për këta idiote që perdorin gjuhe të huej pa qenë nevoja At Fishta ka një poezi “Karabushat e Shkodrës.

Në poezinë gjuha shqype At Gjergji shkruan:

Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qi këtë gjuhë të Perëndis',

trashigim, që na la i Pari,

trashigim s'ia len ai fmis;

edhe atij iu thaftë, po, goja,

që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;

qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,

flet e t'veten e lèn mbas dore.

Alketa tha në emision, “tani do te lexojme mesazhet më të bukura për 28 Nëntorin të Ismail Kadaresë dhe Blendi Fevziut ….”

Unë kam një mijë mosdakortësime për Ismail Kadare, por te veshë Ismailin me Fevzon në një paralele është jo vetëm injorancë e madhe por edhe kriminale.

Te njëjtën gjë bëri edhe folkloriku marksist Albin Kurti me Adem Jasharn në Parlamentin shqipëtar kur vuri në një paralele Adem Jasharin me Ismail Qemalin dhe Skëndërbeun.

Unë përulem me nderimin dhe dhimbje te madhe me të madhe për Ademin dhe familjen Demaçi por …

2. Blendi Fevziu ritransmeton një emision për ditën e Pavarsisë.

Emisioni nuk thotë të vërteta se si ka ndodhur Pavarsia e Shqipërisë. U munduan Ilir Ikonomi dhe drejtori arkivave dhe nje vajze e re te spjegojnë disa gjëra, por ishte e pamundur nga ndërhyrjet e të gjithëditurit Blendi Fevziu, që si gjithmonë i ndërpret të ftuarit ( nuk e di si nuk kanë me shumë respekt per veten ata që i shkojnë Koranit në Opinion?!!) se po nuk e tha Ai që i di të gjitha dhe nuk di asgjë me mendesinë e cimentuar feudo-komuniste por edhe përmbushjen e misionit te Koranit, nuk quhet.

Fakte

1. Ismail Qemali në muajin tetor 1912 deklaron në gazetën Vjeneze kur e pyesin për Pavarsinë e Shqipërise se: “Kush mendon dhe lufton për shqipëtarë jashtë Portës se Lartë janë armiq të shqipëtarëve. Shqipëtarët nuk mund të jetojnë jashtë Portës Larte.”

2. Kleri Katolik për vetë vokacionin perendimor ishin Ata që udhëhoqë dhe kishin mbështetjen e Austro-Hungarisë dhe Italise për Pavarsinë e Shqipërisë.

Prelati Dom Kaçorri mori armën në krah gje që nuk ja lejonte zhguni I priftit dhe luftoj për 15 kunder Portës Lartë.

Në mbledhjen e pavarsisë Prelati Kaçorri pas debateve te forta nxorri revolen e vuri në tryeze (kishte kundershtime të medha për të ngritur flamurin perfshi dhe Ismail Beun) dhe tha:

“Flamuri o ngrihet nesër në nadje (28 Nëntuer 1912) ose kerkush nuk del i gjallë prej këtu përfshi dhe mue.)

Duhet lexuar libri kujtimet e Hasan Prishtinës 1918 për të kuptuar me shumë.

Historia për të ardhur ke 28 Nëtori 1912 është shumë me e gjate dhe e komlikuar se ta sjellim vetëm rreth plakut te urte Ismail Beu.

3. Ajo që ma bëri flamurin zhele ishte Dum-Dumja Dumlla e Topit, kur tha:

“Në gushtin që lamë pas udhëtoja drejt jugut. Ishte një moment le të themi fshatrave të Gjirokastrës, shkretëtirrë nga pikëpamja e banesave, nuk kishte banesa.

Dhe në mënyrë të mrekullueshme teksa udhëtonim me makinë mu shfaq në një shtizë të lartë një flamur i bukur shqiptar. Ishim në udhëtim nuk ndalova, ishte e papritur në fakt.

Dhe në mënyrë instiktive e nderova flamurin me dorë. E kam nderuar dhe do ta nderoj flamurin shqiptar kudo që ta shoh”,

Ndiqni mos logjikën sintaksikore (moslidhjen në ligjërim) : “ishte një moment le të themi fshatrave të Gjirokastrës, shkretëtirë nga pikpamja banesave, nuk kishte banesa .”

“Ishte nje moment le ta themi.” Kjo do të thotë që le ta supozojmë. Inkoshienti që e shpreh në mosligjikën sintaksikore tregon që nuk është e vērtetë.

“shkretëtirë nga pikpamja banesave”:

Fshati apo qyteti quhet i tillë se ka banesa dhe banorë. Vete Dum-Dumja na ka shpikur fshat ne shkretëtire pa banesa pa banorë. Korekt mund të thuhej ose fshat I braktisur ose ….

Nuk po zgjatem me shkopin dhe kokën e shkopit te flamurit …

E kë me erdhi prap në ndihmë Vigani Veriut At Gjergji

28 NANDUER 1913

Oj Zanë, t'këndojm… t'vajtojm, deshta me thanë;

Pse sot ditë kangët s'asht për mue e tye.

Po ç'gzim kjo ditë ne mundet me na dhanë,

Kur, qe; mbas nji motmoti q'iu pëlqye

Europës shqiptarin zot n'shpi t'vet me lanë

E kujt pose Hyut, n'këtë jetë mos me i shërbye,

Shqiptari i ndam' prap me vedvedi gjindet

E shk'asht ma zi, prej vedit edhe s'bindet…

………………………………………………………………….

Flamuri kombtar nuk ka ç'ka ban nder ne,

Po kje se dashtni nuk kem' për Atdhe!

E, drue dashtni për Atdhe nuk ka shqiptari;

Me gjasë, s'çan krye shqiptari për komb t'vet,

As për at gjuhë të ambël qi i la i Pari,

As pse Shqipnia n'vedi u ba sot shtet;

Pse e shoh se veç atje ku xhixhllon ari

Pa frymë e tue dihatë vrap ai nget,

Si Krishtin shiti Juda Iskarjot,

Drue Adheu ndër ne po shitet për një zallotë…

EMISIONET