Gjyliqi: Sistemi Self-Care jashtë funksioni, rreth 130 mijë biznese të prekur
Sistemi Self-Care, që përdoret nga bizneset për fiskalizimin dhe raportimin tatimore, mbetet jashtë funksioni, sic tregon kjo tentativë për të kërkuar shërbimet që ofrohen si pjesë e portalit të shërbimeve qeveritare e-Albania-s.
Blerina Gjyliqi, nga shoqata e biznesit të mesëm e të vogël thotë se rreth 130 mijë subjekte ekonomike janë prekur drejtpërdrejt nga kjo situate.
Një shqetësim kryesor për biznesin është afrimi i afatit për dorëzimin e pasqyrave financiare të vitit të kaluar brenda muajit mars.
Por në kushtet kur sistemi qeveritar është jashtë funksionit dhe bizneset nuk mund të raportojnë të dhënat, I kërkohet drejtorisë së së Tatimeve shtyrjen e afateve.
Një tjetër shqetësim lidhet me gjobat sipas saj, pasi sistemi i Tatimeve, edhe kur bizneset nuk kanë mundësi teknike për të deklaruar në kohë, vendos penalitete online.
Ndërsa sistemi vijon prej më shumë se një muaji jashtë funksioni, bizneset bëjnë thirrje për masa urgjente dhe ndërhyrje të menjëhershme për rikthimin e normalitetit.

