Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha

Gjykata Administrative rikthen në detyrë dekanen e Fakultetit të

Gjykata Administrative ka vendosur rikthimin në detyrë të dekanes së Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Dr. Dorina Hoxha, duke rrëzuar vendimin e rektorit Artan Hoxha për pezullimin e saj.

Dorina Hoxha ishte pezulluar nga detyra më 22 maj, me argumentin se kandidimi i saj për anëtare të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e pedagogëve krijonte konflikt interesi, pasi Fakulteti i Drejtësisë ka rol në procesin e përzgjedhjes së kandidaturave.

Me vendimin e sotëm, Gjykata Administrative ka urdhëruar rikthimin e saj në postin e dekanes, duke e rrëzuar pezullimin e vendosur nga rektori.

EMISIONET