Gjiknuri: LSI humbi mandatin në Vlorë për faj të fushatës së Metës
Gjiknuri tha se mandati i LSI në Vlorë humbi falë fushatës së Presidentit. Gjithashtu, Gjiknuri tha se fushata e Presidentit i dha motiv qytetarëve të Vlorës të dilnin dhe të mbështesnin PS.
Gjiknuri: "Presidenti energjizoi fushatën tonë për arsye sepse i dha motiv të gjithë qytetarëve vlonjatë që të dilnin dhe të mbështesin PS, ta kthenin atë në një referednum siç unë e kisha deklaruar. Ai erdhi dhe na akuzoi pa të drejtë dhe unë e kam thën ne dimë të presim dhe të përcjellim.
Çdo ndërhyrje nga jashtë e Presidentit bëri të ndoste fushatën, por nuk ishte lokale. Ne nuk kishim problem lokale, problem ishin me ata që humbën mandatin.
Praktikisht mandati i Presidentit dhe i partisë së tij u humb në Vlorë falë fushatës së tij dhe këtë po e them me sinqeritet, për këtë dua të falenderoj.
Të kisha konsulentët më të mirë, unë ku ta gjeja që të vinte Presidenti e të bëne fushatë në Vlorë. Praktikisht mu plotësua dëshira."

