Ndoka: Edi Rama, lider prepotent që ka asfiksuar partinë e vet dhe ka marrë peng Lulzim Bashën për të penguar opozitën
Kreu i demokristianëve Nard Ndoka nga studioja e lajmeve në “Ora News” deklaroi se është e trishtueshme mënyra se si shikohet opozita nga kjo mazhorancë qeverisëse.
“Është e pafalshme që kjo mazhorancë pengon dhe nuk ngre komisionet hetimore.
Kemi një kryeministër që nuk flet asnjë fjalë për kompaninë “Air Albania” me të cilën ai fluturon por që është drejt falimentimit, dhe opozita këtë kërkon transparencën e këtyre gjërave.
Edi Rama është një lider prepotent dhe mendon se Shqipërinë e ka nën hundën e tij. ka asfiksuar partinë e vet dhe ka marrë peng Lulzim Bashën për të penguar opozitën më të madhe që ka pasur ky vend.
Dhe kjo është e vetmja arritje e tij si kryeministër në raport me opozitën.
Ai është një mashtrues profesionist, shembi institucionin e votës, dhe një personazh anti-shqiptar që po i jep një goditje të madhe kombit. Dhe opozita është në këtë luftë që ky njeri të zhduket njëherë e përgjithmonë.
Sot ai ka përballë jo një opozitë të kryesuar nga pengu i tij Lulzim Basha, por një opozitë të mirë-organizuar dhe të përqëndruar e formatuar në një zë dhe me një front”, u shpreh ndër të tjera kreu i PDK-së, Nard Ndoka.