Gazetari pyet Kim: A do ta lëshoni prap Shqipërinë në duart e një pakice të korruptuar e kriminale si në 1945?

Gazetari pyet Kim: A do ta lëshoni prap Shqipërinë në duart

Në kushtet e një situatë të paqartë politike në vend, gazetari Ylli Dylgjeri ka parashtruar një pyetje për ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, si një nga aktorët më aktiv në zhvillimet e Tiranës zyrtare.

"Një pyetje për Ambasadoren Kim. A do ta lëshoni prap Shqipërinë në duart e një pakice të korruptuar e kriminale siç e latë në vitin 1945 në duart e atyre që e izoluan për 45 vjet? Unë nuk besoj!" shkruan ai në facebook.

Beteja paszgjedhore vijon në KAS me ankimet e partive, ndërkohë të dielën Partia Demokratike  mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar për të analizuar rezultatin e kësaj partie në 25 prill por edhe për të dalë në një qëndrim për njohjen apo jo të zgjedhjeve.

EMISIONET