Gazetari Artan Hoxha flet për shpalljen "non grata" nga Greqia: Një mesazh për të trembur të tjerët

Gazetari Artan Hoxha flet për shpalljen "non grata" nga Greqia:

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur për shpalljen e tij “non grata” nga shteti grek.

Hoxha u shpreh se sipas mendimit të tij ky vendim u mor për t’u dhënë një mesazh gazetarëve të tjerë.

Më tej, gazetari tha se mediat e vendit fqinj ditën e sotme po përpiqeshin të justifikonin vendimin e qeverisë.

Vendimin e qeverisë greke, gazetari e quajti tejet ekstremist.

Mendoj se është një mesazh për të trembur të tjerët se mua nuk kishin ç’të më bënin. Unë kam mbrojtur interesat e vendit tim, nuk kam sulmuar Greqinë.

Ne nuk kemi ndaluar kurrë mediat, çfarëdo qëndrimi kanë mbajtur. Mediat greke sot përpiqeshin të justifikonin vendimin e qeverisë së tyre. Autoritetet greke në këtë rast, por dhe në raste të ngjashme janë treguar shumë ekstremiste”, tha Hoxha.

EMISIONET