Gashi: Grenell na tha për 7 ditë ta rrëzojmë Qeverinë Kurti 1, çdo ditë ka ardhur mesazh "6, 5, 4.."

Gashi: Grenell na tha për 7 ditë ta rrëzojmë Qeverinë


Ish-emisari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i kishte dhënë LDK-së një javë afat që ta rrëzojnë Qeverinë Kurti 1.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në Kanal 10 ka treguar se ka pasur mesazh të qartë nga Grenell drejtuar LDK-së për këtë çështje dhe se sa herë kalonin ditët pa ndodhur gjë, presioni rritej.

”Ne kemi pasur në mënyrë të saktë dhe të qartë të shkruar se kemi 7 ditë për të rrëzuar qeverinë. Dhe çdo ditë ka ardhur mesazh, 7, 6, 5 nuk ka asgjë të re dhe mezi i kemi nxjerrë tri ditë të reja. E ka thënë vetë ambasadori amerikan se ata kanë bërë presion për ta rrëzuar”, tha ai.

 

EMISIONET