Fushë Krujë/ 43 vjeçari turk dëmtohet në këmbë gjatë punës në fabrikën e çimentos

Fushë Krujë/ 43 vjeçari turk dëmtohet në

Një shtetas turk është dëmtuar ditën e djeshme gjatë punës në një fabrikë çimentoje në Fushë Krujë.

"Pasditen e djeshme, në fabrikën e çimentos, në Fushë Krujë, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht gjatë procesit të punës, shtetasi turk E. D., 43 vjeç.

43-vjeçari, pasi është asistuar nga shërbimet mjekësore, për dëmtimin e lehtë të marrë në këmbë, ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore," njoftoi policia.

Grupi hetimor vijon punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje.

EMISIONET