Fshati si para 100 vitesh/ Në zonat e Klosit, transporti bëhet me kafshë Banorët: Askush s’kujtohet, veç në zgjedhje!
Në Fshatrat e Klosit transporti mallrave ende bëhet me kafshë! Mungesa e investime ka lënë banorët pa rrugë, dhe mes një jetese të vështirë. Në Rripë të Gurrës banorët shprehen se janë lënë tërësisht në harresë, ndërsa politikanët atje shkojnë veç për vota!
Miellin po e ngarkojnë në kafshë!
Kjo për shkak se banorët e lagjes Duka në Rripë të Gurrës në Klos, nuk kanë rrugë!
Është panorama e qartë e fshatit të harruar në Shqipërinë e vitit 2023.
Qarkullimi i automjeteve në këtë rrugë është i pamundur!
Vetë banorët shprehen se me këtë situatë përballen prej shumë vitesh.
Ata që duhet t'ua zgjidhin hallin, nuk i shohin më kurrë, pas zgjedhjeve!
Banorët kërkojnë që rruga e tyre të bëhet e kalueshme nga automjetet në çdo stinë, ndërsa thonë se jetesa është e pamundur në kushte të tilla.