"Nuk prodhojmë dot më profesionista"/ Meminaj: Reforma në drejtësi nuk mjafton, Shqipëria ka nevojë për një arsim të fortë
I ftuar në emisionin “Drejt” në “Ora News”, avokati Bledaj Meminaj u shpreh se Shqipëria po e vendos fokusin te reforma në drejtësi, ndërsa sipas tij problemi më urgjent i vendit mbetet arsimi, i cili nuk po prodhon më profesionistë për të ardhmen.
" Unë kam qenë nga ata njerëz që nuk kam qenë dakord dhe nuk e mendoja se Shqipëria kishte nevojë imediate për një reformë në drejtësi, qoftë siç ishte në letër, qoftë siç u zbatua, por isha nga ata qytetarë që mendoja se Shqipëria duhet të kishte fokusin të krijonte arsim të fortë.
Ne këtu shkojmë tek hipoteza që ne këtij populli mundohemi t'i garantojmë dhe t'i sigurojmë shkopin dhe mos ti japim karrotën. Domethënë mendojmë që të kemi një gjykatë që ti dënojë, një prokurori që t'i hetojë ndërkohë që kemi arsim skandaloz. Ne nuk prodhojmë dot më njerëz me dinjitet për të ardhmen, profesionista, qoftë në anën juridike, qoftë edhe në çdo lloj fushe tjetër", u shpreh Meminaj.

