FOTO-LAJM/ Besimtarët e Lushnjes falin namazin e Fitër Bajramit

FOTO-LAJM/ Besimtarët e Lushnjes falin namazin e Fitër Bajramit

Sheshi kryesor i qytetit të Lushnjes shërbeu këtë mëngjes për faljen e namazit të Fitër Bajramit për besimtarët myslimanë.

Mbyllja e muajit të madhërishëm të Ramazanit ka sjellë në shesh për faljen e namazit të Fitër Bajramit qindra besimtarë.

Faljen e namazit e mbajti Alban Puka, hoxhë i xhamisë Lushnje.

Në fjalën e tij përshëndetëse, myftiu i Lushnjes Gramoz Blliku u përcolli mesazhe bashkimi e vëllazërimi besimtarëve në shesh.

EMISIONET