Flakë në katin e 8-të të një pallati në Vlorë, dëme të konsiderueshme materiale!

Flakë në katin e 8-të të një pallati në

Një apartament në katin e tetë të një pallati në lagjen "Pavarësia" në Vlorë është përfshirë nga flakët rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, duke shkaktuar alarm te banorët e zonës.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre në apartamentet përreth. Operacioni ka zgjatur disa orë dhe është vështirësuar nga lartësia e katit ku ka rënë zjarri.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Megjithatë, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesë.

Autoritetet dhe ekspertët përkatës pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.

EMISIONET