Fatbardh Ismajli qëlloi me armë Armando Prengën, si nisi konflikti një ditë më parë për vota

Fatbardh Ismajli qëlloi me armë  Armando Prengën, si nisi

Fatbardh Ismajli është 26 vjeçari që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të makinës së ish-deputetit të PS në Kurbin Armando Prenga.

Sipas gazetarit të “Ora News” Elton Qyno, Ismajli është shpallur në kërkim pasi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri në drejtim të Armando Prengës.

Shkak i këtij konflikti ka ndodhur pasi babai i Fatbardh Ismajlit, Islami, është konfliktuar një ditë më parë me vëllain e Armando Prengën.

Islam Ismajli, ka qënë vëzhgues i kualicionit “Bashkë Fitojmë” në një nga qëndrat e numërit të votave në bashkinë e Kurbinit.

Konflikti mes tyre ka ndodhur në një qendër numërimi të votave dhe për pasojë ka sjellë dhe lindjen e debatit.

Dyshohet se në këtë debat është përfshirë verbalisht dhe Armando Prenga, i cili ka shkëmbyer sharje dhe ofendime ndaj Islam Ismajlit.

Ndërkohë pasditen e sotme Fatbardh Ismajli, ka qëlluar 3 herë me pistoletë në drejtim të Armando Prengës, teksa ky i fundit ishte duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Fushë-Kuqe.

Nga të shtënat me armë nuk ka pasur të lënduar vetëm disa dëme materiale. Ndërsa autori i krimit është larguar me një automjet tip “Benz”.

Fatbardh Ismajli, është shpallur në kërkim për akuzën e “Kanosjes me armë” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

EMISIONET