"Përdhunimet, turp kombëtar" Tushi: Mësojini fëmijët të thonë JO! Ndëshkimi, instrumenti më i rëndësishëm
Socilogu Gëzim Tushi në një intervistë për Ora News deklaroi se shoqëria duhet të mësojë fëmijët ti thonë JO ngacmimeve nga të afërm apo pedofilë.
Tushi deklaroi se për këta baballarë monstra që abuzojnë me vajzat e tyre apo ata pedofilë që ngacmojnë të mitur ndëshkimi është instrumenti më i rëndësishëm.
"Nëse nuk forcojmë institucionet bazë të sigurië morale, familja, shkolla, mësuesit dhe prindërit jemi të dështuar.
Instrumenti i ndëshkimit është më i rëndësishmi, policia e drejtësia duhet të mbajë qëndrime," tha ai.
Tushi u shpreh se përdhunimi po merr përmasa shqetësuese në Shqipëri e për këtë cilësohet si turp kombëtar.
"Po merr përmasa shqetësuese në Shqipëri është një turp kombëtar. Një shthurje e seksualitetit është abuzimi i babait me vajzën. Janë shtur manjakët e seksit dhe pedofilët.
Ti mësojmë fëmijët tanë ti thonë JO babait monstër që kërkon të abuzojë, jo pedofilit që përpiqet ta joshë djalin në ashensor. Fëmijët duhet të mësojnë për seksualitetin e tyre dhe të thonë JO. Është shumë e rëndësishme.
Të zgjerojmë kulturën e seksualitetit të fëmijëve tanë. Nëse është e vërtetë ngjarja në Korçë është superkriminale," tha ai.