Erion Veliaj “zhduk” kopshtin e miqësisë Shqipëri – Izrael, e përuroi 4 vite më parë

Premtimi i bërë publikisht 4 vite më parë nga kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj për zgjerimin e parkut të miqësisë Shqipëri – Izrael u tret dhe u harrua brenda pak vitesh. Jo vetëm që pemë të reja nuk u mbollën, por u shkulën edhe fidanët ekzistues duke bërë që parku në Tiranë të mos ekzistojë më.

Ishte viti 2018 kur në Tiranë u përurua kopshti i miqësisë Shqipëri – Izrael.

Në mënyrë simbolike për 70 vjetorin e pavarësisë së Izraelit në të u mbollën 70 fidanë të rinj. Me lopatë në dorë Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj iu fut punës.

Më pas e siguroi ambasadorin se kopshti i miqësisë Shqipëri – Izrael do të zgjerohej nga viti në vit.

Veliaj: Besoj se mënyrë më të bukur se sa për të festuar 70-vjetorin e festimin të pavarësisë së Izraelit nuk mund të kishte. Ky është një standard i mirë se vitin tjetër do të mbjellim 71 pemë.

Premtimi i bërë publikisht nga kryebashkiaku u tret në eter dhe u harrua Brenda pak vitesh. Jo vetëm që pemë të reja nuk u mbollën, por u shkulën edhe fidanët.

Parku i miqësisë Shqipëri – Izrael nuk ekziston më.

Në fakt marrëdhëniet mes dy vendeve mbeten mjaft të mira, por simbolika në Tiranë u shkatërrua. Pemët që u mbollën ditën u shkulën natën.

Tabela që u vendos ditën e përurimit është hequr, dhe ky vend nuk ka më asnjë gjurmë të kopshtit të dikurshëm.

Nën dritën e diellit dhe para objektivit të kamerave Veliaj foli më entuziazëm, por në prapaskenë firmosi ‘zhdukjen’.

Gjithçka që la pas është turpi i një premtimi të pambajtur nga ana e kryebashkiakut Veliaj.

Erion Veliaj “zhduk” kopshtin e miqësisë Shqipëri

Erion Veliaj “zhduk” kopshtin e miqësisë Shqipëri

EMISIONET