Blushi: Masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik, një nga krimet e shëmtuara të bandës Rama-Veliaj në Tiranë

Blushi: Masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik, një nga krimet e

Sekretari i Përgjithëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka vijuar me denoncimet e betonizimit të Tiranës.

Në një postim në facebook, ai thotë se shpërfytyrimi dhe asfiksimi i Tiranës nga betoni nisi me Edi Ramën dhe po vazhdon me barbari të pashembullt nga Erion Veliaj.

Ai thekson se masakra e gjelbërimit tek Kopshti Zoologjik është një nga krimet e tyre më të shëmtuara ndaj kryeqytetit.

"I vetmi mision dhe vizion i bandës Rama-Veliaj për Tiranën është pasurimi me paratë e kullave të betonit që qelben era mafie, në kurriz të ajrit të pastër që duhet të thithin mushkëritë e qytetarëve dhe zaptimit taleban të hapësirave publike".

Blushi shprehet se shkatërruesit e kryeqytetit Rama-Veliaj meritojnë ndëshkim popullor dhe ligjor.

Krimet e tyre ndaj Tiranës nuk do të amnistohen kurrë, zotohet ai.

EMISIONET