Një romancë tragjike/ Vetëvrasja e polices në Tiranë, arrestohet i dashuri i 21-vjeçares. Ja për çfarë dyshohet

Një romancë tragjike/ Vetëvrasja e polices në Tiranë,

Një punonjëse policie pranë Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aldorjana loshi, ka vrarë veten dje në shtëpinë e saj në rrethana të panjohura, të cilat ende nuk dihen.

Një ditë pas kësaj ngjarjeje të rëndë policia ka arrestuar të dashurin e punonjwses së Policisë, A. Loshi.

Loshi dyshohet se ka shtyrë të renë për të marrë aktin e rëndë.

Nga burime mësohet në telefon i janë gjetur mesazhe të fshira kur ka marrë lajmin se 21-vjeçaria ka ndërruar jetë.

Policia e Shtetit njoftoi se “Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:30, në rrugën “Ali Demi”, është vetëvrarë me armë zjarri në banesë shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse Policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

Policia ka marrë në pyetje të dashurin e saj si dhe njerëz të afër për të mësuar shkakun e tronditjes që e çoi në aktin ekstrem. I dashuri i saj ka thënë vetëm se nuk po mund të kontaktonte me të, por sot duket se ka ndryshuar dhe rrjedhja e ngjarjeve.

Ja çfarë thotë sot Policia e Tiranës

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën "Todi Shkurti", është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës".

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

EMISIONET