EMRAT+FOTOT/ Tre ditë pas arrestimit të 7 pedagogëve, Prokuroria “zbardh” ngjarjen që tronditi “Aleksandër Xhuvani”-n

EMRAT+FOTOT/ Tre ditë pas arrestimit të 7 pedagogëve, Prokuroria

Vetëm tre ditë pas arrestimit të 7 Pedagogëve të Universitet të Elbasanit dhe 1 sekseri, G.H prokuroria e Elbasanit sot ka dalë me një njoftim zyrtar, duke dhënë shpjegime mbi rastin në fjalë që tronditi Fakultetin e Mësuesisë.

Në njoftimin e saj, prokuroria sqaron se pas kallëzimit të shtetasit A. Ll dhe disa studenteve të Universitet Elbasan, kanë nisur hetimet ndaj disa shtetasve që kryejnë aktivitet korruptiv në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Elbasan.

Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera janë bërë kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” si dhe në Fakultetit e Ciklit të Ulët në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv.

Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët, dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).

Pas administrimit të provave, është urdhëruar arrestimi i sekserit G. H. dhe profesorëve Florinda Tarusha, M. H., Ornela Bilali, Zyrha Gripshi, Adrian Shingjergji, Beatriçe Gani, Edlira Gugu.

Njoftim për publikun

Në funksion të njoftimit të publikut dhe medias komunikohet se:

Nisur nga interesimi mbi ngjarjen e dates 01.11.2024 ju bejme me dije se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr.1362/2024 me të dhëna për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në këtë datë është paraqitur shtetasi A.Ll, dhe ka bërë kallëzim penal për veprën penale të “Shpërdorimi detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Konkretisht sipas kallëzimit, gazetarët investigativë të emisionit “STOP”, kanë dhënë shuma lekësh tek shtetasi G.H, me qëllim kalimin e një studenteje në provimet e sezonit të vjeshtës në Fakultetin e Ciklit të Ulët në Universitetin e Elbasanit.

Është marrë kallëzim dhe deklarime shtetasve që kanë dijeni, janë administruar dhe kqyrur pamjet filmike të vëna në dispozicion prej tij.

Menjëherë në vijim të veprimeve hetimore të kryera jane bere kontrollet e banesave dhe sekuestrimet e provave materiale si dhe shoqërimi i personave në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Është shkuar në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, si dhe ne Fakultetit e Ciklit te Ulet ne Universitetin “Aleksandër Xhuvani” ku është ushtruar kontrolli dhe është bërë sekuestrimi i dokumentacionit në lidhje me rastin korruptiv.

Është administruar me procesverbal këqyrje marrje në Sekretarinë e Fakultetit të Ciklit të Ulët dokumentacioni për secilën nga lëndet mësimore që studentja ka dhënë si provime të mbartura në zesonin e vjeshtës (muaji Shtator 2024).

EMRAT+FOTOT/ Tre ditë pas arrestimit të 7 pedagogëve, Prokuroria
Edlira Gugu

Në veprimet hetimore të kryera është krijuar dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasi G.H, ka konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 të Kodit Penal, ndërsa shtetasit M.H., F.T., B.G., A.Sh., Z.G., O.B., dhe E.G. kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim i detyrës” , e parashikuar nga neni 259/1-25 dhe 248 të Kodit Penal.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan falënderon dhe vlerëson emisionin investigativ “STOP” për referimin e rastit dhe besimin tek organet e drejtësisë, si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e treguar në hetimin e rastit.

EMISIONET