Diaspora dhe votimi elektronik, Kume “skanon” përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare 2025
Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume skanon përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare 2025 si nga KQZ-ja ashtu edhe nga partitë politike.
Në një intervistë dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”, Kume u ndal veçanërisht tek votimi i shqiptarëve që jetojnë e punojnë jashtë vendit si dhe votimi elektronik.
“Votimi elektronik apo përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është një diçka që ka ndodhur dhe është aplikuar në zgjedhjet e kaluara vendore ku u përdor në 4 bashki si projekt pilot.
Por problemi është tek qëndrimi që u mbajt nga opozita e cila e kundërshtoi me forcë. Por nuk ka rëndësi mënyra e votimit, manual apo me teknologji, por e rëndësishme është që procesi të mos anatemohet nga palët.
Sa i përket votimit të emigrantëve, në rastin e Gjeorgjisë atje votohej në selitë e përfaqësive të shtetit Gjeorgjian, pra votimi bëhej në ambasada apo konsullata, sepse trupa e shërbimit diplomatik atje ishte e emëruar nga Presidenti i vendit, dhe jo qeveria”, theksoi ndër të tjera eksperti zgjedhor, Kristaq Kume.
Po ashtu, Kume rrëfeu dhe eksperiencën e tij në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Gjeorgji ku tregoi procedurën krejtësisht të thjeshtësuar të votimit, por e cila sipas tij ishte tejet funksionale.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN KRISTAQ KUME