EMRAT/ Lëviznin me makinë për të shitur kokainë, arrestohen dy persona në Himarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Gusht 2024, 14:38

Dy persona janë arrestuar në Himarë pasi dyshohen e shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë. Mësohet se në pranga kanë rënë Julian Çollaku dhe Edmal Tahiri.
Njoftimi i Policisë:
Himarë/Vijon megaoperacioni policor antidrogë i koduar “Tempulli”. Lëviznin me automjet, për të shitur doza kokaine dhe cannabisi në lokalet e natës, arrestohen 2 shtetas, Julian Çollaku dhe Edmal Tahiri. Sekuestrohen dhjetëra doza të këtyre lëndëve.

