Emërimet në SPAK, përplasje gjykatë-KLP, Apeli shfuqizoi pikëzimin për kandidatët Elvin Gogaj e Alfred Shehu

Emërimet në SPAK, përplasje gjykatë-KLP, Apeli shfuqizoi
Alfred Shehu dhe Elvin Gogaj

Gjykata e Apelit Administrativ në Tiranë ka shfuqizuar procedurën e këshillit të lartë të Prokurorisë për pikëzimin e kandidatëve për prokurorë në prokurorinë e posaçme mbi bazën e të cilës u emëruan në këtë institucion anëtarët Elvin Gogaj dhe Alfred Shehu.

Në vendimin e zbardhur theksohet se gjykata ka pranuar pjesërisht ankimin e prokurores Sonila Muhametaj, e cila ishte në garë me 2 të zgjedhurit nga KPL për në SPAK, por u rendit e treta pas tyre.

SPAK aktualisht ka 17 prokurorë nga 20 që është organika e plotë ndërkohë që vendimi I apelit administrativ e zbret në 15 numrin e prokurorëve.

Bazuar në padinë e prokurores Sonila Muhametaj, Gjykata Administrative e Apelit me shumicë votash vendosi pavlefshmëri absolute dhe rishikim të garës për 3 kandidatët e SPAK.

Kryetari i KLP Alfred Balla i pyetur nga Ora News në lidhje me këtë vendimmarrje, është shprehur se në institucionin e drejtuar prej tij ende nuk ka mbërritur vendimi I gjykatës së Apelit.

“ne po përgatisim rekurs pranë gjykatës së lartë si dhe do kërkojmë nga ajo gjykatë pezullimin e ekzekutimit të vendimit. Nuk mundet gjykata të zëvendësoje këshillin kur është diskrecioni i secilit anëtar se sa pikë i jep një kandidati”, tha kryetari i KLP.

EMISIONET