Elton Qyno: SPAK më preu në besë, shkova për sqarime me mirëbesim, aty më bënë presion
I ftuar në “Drejt” gazetari Elton Qyno u shpreh se shkoi me mirëbesim në SPAK për një urdhër ndalimi për të mos publikuar këto materiale sensitive.
Qyno: Më ngritën një gracë. Unë kam shkuar me mirëbesim në SPAK për një urdhër ndalimi për të mos publikuar këto materiale. Në momentin që jam futur aty, kam konstatuar se nuk ishte fiks kjo gjë, por për të më marrë një deklarim. E pranova dhe pas kësaj, u futem tek pjesa e ndalimit të akteve. Prokurori telefonin një oficer dhe thonë që të më sekuestrojnë telefonat.
Unë i kisha lënë telefonat në një kafene. Mesa duket më kanë gjurmuar edhe lëvizjet e mia, por unë kam këmbëngulur që të mos dorëzoj telefonat, sepse kamë gjëra sensitive, janë dëshmi e pendesa që nuk janë botuar. Pavarësisht se prokurorët po bënin punën e tyre, unë duhet të bëja edhe punën time për redaksinë. Ata filluan me presion për telefonat dhe më mbyllën derën me çelës. Për pak minuta nxorën 3 vendime gjykate, edhe pse i konsideroj të paligjshme për lirinë e shprehjes.

