Edhe Policia Rrugore në luftë kundër Kancerit të Gjirit, efektivja: Ndalojmë për të dhuruar shpresë! Ja çfarë do të bëjmë këto ditë në rrugët e Tiranës

Në kuadër të “Tetorit Rozë” muajit të sensibilizimit të grave dhe vajzave për kontrolle të kancerit të gjirit, emisioni “Epiqendër” në “Ora News” i kushtoi një vëmendje të veçantë kësaj sëmundjeje këtë të premte.

Por për “Tetorin Rozë”, një nismë e veçantë prej vitesh ndërmerret edhe nga Policia Rrugore, e cila thotë se jemi të gjithë bashkë në luftën kundër kancerit të gjirit.

Dhe për të kuptuar më shumë mbi këtë nismë e ftuar ishte Anxhelina Bregu, Inspektore e Trafikut Urban, se nisma konsiston në faktin që punonjëset gra të Policisë Rrugore ndalojnë automjetet që kryesisht drejtohen nga gra dhe vajza nën moton “Ndalojmë për të dhuruar shpresë!”.

Edhe Policia Rrugore në luftë kundër Kancerit të Gjirit,

Bregu theksoi se gjatë këtij muaji policia shpërndan kuponin falas për një mamografi, sepse tha ajo, kontrolli mund të shpëtojë jetën.

“Ne e dimë që muaji tetor është muaji i sensibilizimit për kancerin e gjirit. Ne kemi 3 vite që e kemi ndërmarrë këtë nismë.

Dhe në ditët në vijim do të një organizim të tillë dhe për të dhuruar këtë paketë shëndetësore në mënyrë që të gjitha drejtueset femra të kenë mundësi të realizojnë kontrollin e tyre.

Pa dyshim që nisma është mirëpritur dhe në sytë e tyre kemi ndjerë një mirëbesim dhe ato i kanë kuptuar që ato duhet të vrapojnë për të bërë këto kontrolle.

Ndaj të gjitha vajzave iu bëj thirrje që jo vetëm në tetor, por çdo muaj të vitit të bëjnë analizat”, u shpreh efektivja Anxhelina Bregu.

NDIQNI DISKUTIMET MBI KANCERIN E GJIRIT NË STUDION E EMISIONIT “EPIQENDËR”

EMISIONET