KANCERI I GJIRIT NË “EPIQENDËR”/ Harshova: Ekzaminimi duhet bërë 5 deri 7 ditë pas menst*ruacioneve

Në kuadër të “Tetorit Rizë” muajit të sensibilizimit të grave dhe vajzave për kontrolle të kancerit të gjirit, emisioni “Epiqendër” në “Ora News” i kushtoi një vëmënedje të veçantë kësaj sëmundjeje këtë të premte.

Mjeku Lorenc Harshova, njëherësh dhe Drejtor i Operatorit Tiranë, u shpreh çdo individ ka dhe morfologjinë e tij të sëmundjes.

“Femrat të tilla kontrolle duhet t’i fillojnë që në moshën 20 vjeçare, pa folur për moshat e rriskut 35-50 vjeçare.

Edhe nga ana morfologjike, asnjëherë të dy gjinjtë nuk janë njësoj dhe ekzaminimi duhet bërë 5 deri 7 ditë pas menstruacioneve, për të kuptuar ndryshimet dhe kjo është shumë  erëndësishme.

Duhen kontrolluar edhe nyjet limfatike. Dhe duhet pasur parasysh që ky ekzaminim nuk është se përcakton diagnozë, por shton perceptimin për të njohur trupin tonë dhe për të kapur që në fillim ato ndryshimet e vogla.

Dhe duke u drejtuar tek mjeku i familjes në kohë apo tek mjeku specialist mund të parandalojmë në kohë fatalitetet”, u shpreh ndër të tjera mjeku Lorenc Harshova.

NDIQNI DISKUTIMET MBI KANCERIN E GJIRIT NË STUDION E EMISIONIT “EPIQENDËR”

EMISIONET