EMRAT/ Edhe në Kamëz kërcet pushka/ 33-vjeçari i del në pritë dy personave, i qëllon dhe...
Pas ngjarjes në Fier, një tjetër rast i përdorimit të armëve të zjarrit raportohet në Kamëz, aty ku një 33 vjeçar ka qëlluar drejt dy shtetasve, por fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.
Një 33-vjeçar ka hapur zjarr ndaj dy personave të tjerë, Ilir Halili dhe Astrit Halili, ditën e sotme në Kamëz dhe më pas është larguar nga vendngjarja
Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar, ndërsa në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Golf” i shtetasi Jetmir Koleci, të dyshuar për të shtënat.
Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 24.12.2023, në rrugën "OSBE", në Kamëz, shtetasi J. K., 33 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasve I. H., 45 vjeç, dhe A. H., 39 vjeç, dhe më pas është larguar.
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip "Golf", i autorit të dyshuar, dhe vijon puna nga shërbimet e Policisë, për kapjen e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.