E kapi Turqia, “Mbreti i Kokainës” Dritan Rexhepi nuk kërkohet vetëm nga drejtësia shqiptare, ja për çfarë akuzohet në Itali

Më dhjetor 2022 Gjykata Italiane e Firenzes e ka dënuar me 20 vite burg Dritan Rexhepin, i aku zuar si bosi i kartelës shqiptare të drogës me veprim në Ekuador e quajtur "Kompania Bello".

Bosi shqiptar ka kërkuar gjykim të shkurtuar gjë që ka favorizuar uljen e viteve të dënimit.

Kartela shqiptare e drogës, drejtuar nga ai importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut, Ekuadori, drejt Italisë e rajonit të Toskanës përmes një rrjeti trafikantësh në të gjithë botën.

Hetimet e operacionit i cili u ekzekutua në shtator të 2020, nisën më vitin 2015 kanë zgjatur rreth 5 vite duke cuar në sekuestrimin e 5 milionë e gjysmë euro e rreth 4 tonë kokainë.

Për investigatorët kartela shqiptare e drogës ishte  paralelisht e barabartë me kartelat e mëdha të drogës amerikano jugore e konsiderohet lider në trafikun e kokainës ndrë grupet trafikante shqiptare e pikë referimi për ta.

Në paketat e kokainës që trafikoheshin nga Amerika Latine në Europë, vulosej logo "Bello".

Kompania Bello kishte degëzime të shumta në vendet Hollandë, Ekuador, Austria, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar në dispozicion.

Mjaftë anëtarë të kësaj kartele janë autorë të aktve të dhushme në konkurrencën e tregut të narkotrafikut.

Në një nga fazat e këtij investigimi u arrestuat 84 persona në Itali, Hollandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britani e Madhe.

17 prej të arrestuarve kanë zgjedhur ritin e gjykimit të shkurtuar nga Gjykata e Firenzes duke përfituar një ulje në vitet e dënimin e tyre.

Në zbardhjen e mënyrës së veprimit të kësaj kartele droge ka ndihmuar sekuestrimi i një telefoni i tipit Blackberry gjatë arrestimit të një shtetasi shqiptar në Firenze  ku u zbuluan se të gjithë anëtarët e këtij grupimi kriminal përdornin plataformat  plataformat “SKYeç” e “ ENCROCHAT” për komunikimin mes tyre.

Në tregtimin e kokainës vlente rregulli 50/50, pra gjysma e drogës ishte në përfitim të shqiptarëve e gjysma në përfitim të amerikano-jugorëve.

Droga trafikohej në rrugë detare nga Amerika e Jugut në Europë e kryesisht në portet e Europës Veriore  e në vecanti në portet Anversa, Rotterdam e Brema janë identifikuar zbarkime të sasive të mëdha kokaine.

Gjatë fazave hetimore janë sekeustruar sasi monetare në valuta të ndryshme me vlerë 5 milionë e gjysëm euro e rreth 4 tonë kokainë.

Pasurinë e vënë nga tregtimi i drogës, anëtarët e kësaj kartele e përdornin dhe për të ndihmuar shpenzimet legale e familjet e naëtarëve të tyre që arrestoheshin nga policia.

"Kompania Bello" ishte një kupolë e vërtetë mafioze me direktiva strategjike e strukturë të fortë organizative.

Kryeprokurori i Antimafias Italiane i asaj kohe Federico Calfiero De Raho ka zbardhur se "marka Bello, të cilët trafikantët shqiptarë e vulosnin në pakot e kokainës, ishte garancia e tyre për cilësinë e kokainës që ata tregotinin."

 " E për investiguesit ky fakt ishte një risi absolute e surprizuese që nuk e kishin hasur më parë" , është shprehur ai.

"Shpesh jemi mësuar t'i konsiderojmë grupet kriminale shqiptare si të dorës së dytë. Por operacioni Los Blancos , zbardhi se kriminelët shqiptarë kanë aftësi të mëdha të kontraktojnë drejtpërdrejtë me nakrotrafikantët e mëdhenj amerikano-jugor e të mbajnë me ta raporte të qëndruehsme. Hetimet na lejuan të kuptojmë se kishim të bënim me një mbistrukturë kriminale shqiptare me një kupolë me direktiva strategjike."

Investiguesit italianë e hollandezë kanë zbuluar se sasitë e mëdha të parave të fituara nga trafiku i drogës, "Kompania Bello" i riciklonte në shoqëri kineze me aktivitet në Hollandë e në Britaninë e Madhe.

E kapi Turqia, “Mbreti i Kokainës” Dritan Rexhepi nuk

alba kepi dritan rexhepi

EMISIONET