Italia dënon me 20 vjet burg bosin e kartelit të kokainës Dritan Rexhepi

Personazhi i konsideruar si bosi shqiptar i trafikut të kokainës, dritan rexhepi është dënuar me 20 vjet burg nga gjykata e firences. Vendimi është dhënë në mungesë të të riut nga Vlora i cili në janar të këtij viti u lirua nga gjykata e Ekuadorit e më pas humbi gjurmët edhe pse iu ndalua të dilte nga vendi.

Gjykata e Firences në Itali ka dënuar me 20 vite burg në mungesë Dritan Rexhepin, shqiptarin e arrestuar në Guajakil  të Ekuadorit, i akuzuar si bosi i kartelit shqiptar të drogës të quajtur "Kompania Bello".

Personazhi i akuzuar si kreu i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës ka kërkuar gjykim të shkurtuar çka I ka siguruar edhe reduktimin e dënimit.

I riu nga vlora u lirua në janar 2022 në Ekuador dhe megjithëse iu ndalua dalja jashtë vendit, ka arritur të humbë gjurmët. Karteli shqiptar i drogës, i drejtuar nga Rexhepi importonte sasi të mëdha kokaine nga Amerika e Jugut dhe Ekuadori, drejt Italisë e rajonit të Toskanës.

Hetimet për këtë aktivitet nisën në vitin 2015 duke çuar në sekesutrimin e 5 milionë e gjysmë euro e rreth 4 tonë kokainë. Për hetuesit italianë karteli shqiptar i kokainës ishte paralelisht e barabartë me rrjetet e mëdha të drogës amerikano jugore. Në paketat e kokainës që trafikoheshin nga Amerika Latine në Europë për llogari të grupit, vulosej logoja "Bello".

Ky rrjet kishte degëzime të shumta në vendet Hollandë, Ekuador, Austria, Zvicër, Francë, Norvegji, Turqi, Gjermani e Belgjikë e me një kapital të madh financiar në dispozicion.

Anëtarët e këtij karteli sipas policisë italiane janë autorë të aktve të dhushme ndaj rivalëve apo shpërndarësve që shkelnin rregullat në konkurrencën e tregut të narkotrafikut. Në një nga fazat e hetimit autoritetet italiane arrestuan 84 persona brenda vendit ndërsa ndaluan bashkëpunëtorët e grupit në Holandë, Ekuador, Gjermani, Zvicër e Britani të Madhe.

17 prej të arrestuarve kanë zgjedhur gjykimin e shkurtuar nga Gjykata e Firenzes duke përfituar një ulje në vitet e dënimit.

Në zbulimin e mënyrës së veprimit dh të aktivitetit të kartelit ka ndihmuar sekuestrimi i një telefoni Blackberry gjatë arrestimit të një shtetasi shqiptar në Firenze ku u zbuluan se të gjithë anëtarët e grupimit kriminal që përdornin plataformat e koduara të komunikimit “SKYECC” e “ ENCROCHAT” për të shmangur përgjimin nga policia.

Në tregtimin e kokainës zbatohej rregulli 50/50, ku gjysma ishte në përfitim të shqiptarëve e gjysma në përfitim të amerikano-jugorëve. Lënda narkotike lëvizte në rrugë detare nga Amerika e Jugut në Europë e kryesisht në portet e Europës Veriore e në vecanti në portet e Anversit, Rotterdamit e Bremas ku janë identifikuar zbarkime të sasive të mëdha kokaine.

Pasuritë e vëna nga tregtimi i drogës, anëtarët e kartelit i përdornin shpesh dhe për të përballuar shpenzimet  e avokatëve të anëtarëve që arrestoheshin si dhe për të ndihmuar familjet e tyre.

Italia dënon me 20 vjet burg bosin e kartelit të kokainës Dritan

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET