Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinaj, ish agjenti i forcave operacionale në gjykatë me jelek antiplumb

Polici Jeton Lami ka vendosur të heshtë përballë akuzës se ka shërbyer si shofer dhe ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj të arratiset. Agjenti 28-vjeçar i Forcës Operacionale ishte i veshur me jelek antiplumb ndërsa u njoh me masën e sigurisë arrest me burg në Gjykatën e Kurbinit.

Ish agjenti i Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami i dyshuar se ka ndihmuar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj të arratiset do të hetohet nën masën e sigurisë “arrest me burg”

Nën masa të rrepta sigurie dhe me jelek anti plumb veshur, 28 vjeçari u paraqit sot (25 gusht 2022) në Gjykatën e Kurbinit ku u njoh me akuzën dhe masën e sigurisë dhënë në mungesë.

Në seancën me dyer të mbyllura, agjenti mësohet se kyçi gojën duke mos dhënë asnjë shpjegim për rrethanat dhe faktet.

Në këto kushte, gjyqtari Aurel Arapi pranoi kërkesën e prokurorit Bardhyl Shehu dhe e la ish policin në qeli me akuzën “shpërdorim detyre”.

Sipas dosjes hetimore më 5 gusht Jeton Lami e ka transportuar Ervis Martinaj me nje mjet tip Audi tek një hotel në Durrës.

Në pamje filmike ai shfaqet rreth orës 21:15 të mbrëmjes dhe e merr sërish të nesërmen personin e shumëkërkuar po me të njëjtin automjet.

Arrestimi

Ora News zbuloi vendin e arrestimit të ndihmësspecialistit në skuadrën Operacionale Jeton Lami, i cili u ndalua mbrëmjen e 23 gushtit 2022 në Tiranë.

Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinaj, ish agjenti i forcave operacionale në
Në foto: ish agjenti i forcave operacionale, Jeton Lami në gjykatë, dyshohet se ndihmoi Ervis Martinaj

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune.

Dyshohet se ndihmoi Ervis Martinaj, ish agjenti i forcave operacionale në
Ne foto: Ervis Martinaj

Kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.

Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.

Ora News mëson se pas qëndrimit disa minuta së bashku, Lami ka mbetur i vetëm në ambjentent e hotelit, ndërsa sipas policisë, Martinaj, është larguar me makinë nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Ky ka qenë momenti i fundit kur është kapur silueta e Ervis Martinaj.

Më datë 7 gusht Martinaj është parë dhe në Tirane e prej asaj kohe nuk gjendet asnjë gjurmë e Martinaj në Shqipëri.

Kontaktet me biznesmenin Martinaj i kanë humbur dhe familjarët, të cilët mëngjesin e 9 Gushtit 2022 i janë drejtuar komisariatit Kurbin, duke depozituar një denoncim për zhdukjen dhe humbjen e kontakteve me Vis Martinaj.

Ervis Martinaj është në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë, i finalizuar pas dëshmive të Nuredin Dumanit, që goditi 8 grupe kriminale.

Ky i fundit, pretendon se Martinaj kishte porositur ekzekutimin e Indrit Dokles, anëtar i Bandës së Durrësit, i cili  mësohet nga burime se ka mohuar përfshirjen në zhdukjen e pretenduar 40 vjeçarit që njihej si mbreti i “lojërave të fatit.

EMISIONET