Dy senatorë amerikanë në Tiranë, takim me presidentin Begaj dhe krerët e lartë të shtetit

Dy senatorë amerikanë në Tiranë, takim me presidentin Begaj

Senatorët amerikanë, Chris Murphy nga Connecticut dhe Gary Peters nga Michigan po vizitojnë Tiranën si pjesë e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor.

Në Shqipëri, Senatorët Murphy dhe Peters u takuan me Presidentin Bajram Begaj dhe pritet të takohen me Kryeministrin Edi Rama, si dhe deputetë dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Senatori Murphy shërben në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Komisionin e Senatit për Shpërndarjen e Fondeve dhe Komisionin e Shëndetësisë, Arsimit, Punës dhe Pensioneve.

Senatori Peters shërben si Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe Çështjeve Qeveritare.

Ai gjithashtu shërben në Komisionin e Senatit për Shpërndarjen e Fondeve, Komisionin e Shërbimeve të Armatosura dhe Komisionin e Tregtisë, Shkencës dhe Transportit.

EMISIONET