Dy herë pis tenderi i pastrimit, kompanitë ankohen për fondin 1.1 milionë euro për spitalin e Traumës
Për të dytën herë në pak muaj është ankimuar tenderi për pastrimin e spitalit Traumës. Fondi në dispozicion të kompanive pjesëmarrëse shkon në rreth 1 milion e 100 mijë euro, ndërsa konkurrentët duhet të kenë të paktën 42 sanitare të punësuara.
Të tjera hije dyshimi për tenderin e pastrimit të spitalit të Traumës në Tiranë.
Për fondin prej 1 milionë e 100 mijë euro tashmë është dorëzuar dhe një dosje në komisionin e prokurimit publik.
Edhe pse ende nuk ka një dokument zyrtar për kundërshtimin e prokurimit burimet kanë bërë të ditur se kriteret e vendosura dhe skema e përcaktimit të fituesit dhe vlera e dhënë mund të jenë pjesë e pikëpyetjeve të ngritura.
Kontrata në fjalë do të jetë e vlefshme për 36 muaj ndërsa subjekteve pjesëmarrëse u kërkohet të kenë kontratë pune me të patën 42 sanitar.
Dy punonjës që do të kenë detyrën e përgjegjësit duhet të kenë edhe diplomën inxhinier kimist ose inxhinier mjedisi.
Gjithashtu duhet të ketë të punësuar një drejtues teknik me profil inxhinier kimie apo mjedisi.
Në fakt i njëjti tender u ankimua dhe vitin e shkuar. Në atë kohë fondi limit u përcaktua 96.1 milionë lekë.
Pas kundërshtive për vlerën e ulët autoritetet dhanë edhe rreth 40 milionë lekë të tjera.
Në fakt sipas Open Data me herët këtë shërbim e ka fituar kompania "Sori-al", e cila është në administrimin e Alma Tafanit e njohur edhe si bashkëshortja e Nikolin Jakës.
Open Data këtë tender e ka shënuar me flamur të kuq, kjo për shkak se u skualifikuan të gjithë pjesëmarrësit përveç fituesit, i cili mori jo pak por 100 milionë lekë, një vlerë kjo e përafërt me fondin limit.

