“Kuvendin po e mbani ju peng, duke zënë foltoren”/ Mbyllet seanca plenare, kryetari Peleshi: Rendi i ditës nuk ndryshon siç doni ju

Seanca e sotme Parlamentare është mbyllur nga ana e kryetarit Niko Peleshi. Gjatë shpjegimit ai u shpreh:

“Është e vërtetë që rendin e ditës e bën kryetari, por nuk mund të vendosim pas shtatë orësh ta ndryshojmë nën presionin e zënies së foltores. Ky precedent nuk i vlen askujt.

Si mund të bllokosh kuvendin kur nuk të pëlqen një drejtues institucioni. Nuk e vendosim ne nëse ai është i ligjshëm apo jo, e vendos gjykata dhe ju shumë mirë keni bërë që e keni çuar atje.

Nuk ka asnjë vendim pezullimi, do të shqyrtohet në shtator dhe derisa të ketë një vendim, këto janë vetëm mendime personale të një grupi të caktuar.

Rendi i ditës nuk ndryshohet gjatë ditës. Unë e marr si të bazuar në rregullore mbylljen e seancës dhe shtyrjen e pikave të mbetura në seancën e radhës.

E hedh për votim. Kuvendin po e mbani ju peng, duke zënë foltoren dhe duke penguar raportimin e Avokatit të Popullit. 76 pro, 25 kundër, miratohet propozimi i shtyrjes, shihemi të enjten. Mbyllet seanca”, u shpreh Peleshi.

EMISIONET