Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Houthët njoftojnë bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite

Huthët e Jemenit, të lidhur me Iranin, kanë paralajmëruar të hënën se po vendosin një bllokadë detare ndaj Arabisë Saudite, një veprim që hap një front të ri kundër Shteteve të Bashkuara në luftën e saj kundër Iranit dhe zgjeron kërcënimin për furnizimet globale të energjisë dhe tregtinë përtej Gjirit.

Irani i kishte ushtruar presion Huthëve që të mbyllnin portën hyrëse Bab el-Mandeb për në Detin e Kuq nëse SHBA-ja vazhdonte të sulmonte infrastrukturën energjetike iraniane.

Në deklaratën e tyre, forcat e armatosura të Houthëve kanë thënë se po shpallnin “një embargo detare kundër armikut kriminal saudit, bazuar në ekuacionin ‘sy për sy’, me efekt të menjëhershëm…”.

Ata kanë thënë se vendimi ishte në përgjigje të asaj që e quajtën “një rrethim i padrejtë dhe shtypës” i imponuar jemenit nga sauditët.

Mbyllja e plotë e ngushticës Bab el-Mandeb do të zvogëlonte furnizimin global me naftë me 7%, pasi do të pengonte shumicën e eksporteve të naftës saudite.

Njoftimi i Huthëve pasoi shenjat nga Irani dhe SHBA-ja se ata donin të rifillonin përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund një cikli përshkallëzues sulmesh që pothuajse ka shkatërruar marrëveshjen e përkohshme të brishtë të nënshkruar muajin e kaluar.

EMISIONET