Dozë e tretë vaksine? Dollenberg: Me 20% të popullatës të vaksinuar, as nuk mund të diskutohet këtë vit

Mjekët shqiptarë në Europë ndryshe nga Academia e Shkencave, thonë se është herët që në Shqipëri të fillojë zbatimi i dozës së tretë të vaksinës anti-Covid. Aurora Dollenbeg tha se kjo duhet të mendohet pasi dy dozat ti ketë marrë 80% e popullatës.

Përfaqësues të Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë shprehen ndryshe nga Akademia e Shkencave në lidhje me injektimin e një doze të tretë të vaskinës anti-Covid tek popullata.

Mjekja, Aurora Dollenberg, sqaron se Shqipëria është ende larg kushteve për një dozë të tretë pasi janë vaksinuar vetëm 20% e popullatës.

"Vlen vetëm për vende që kanë arritur 80% të vaksinimit të popullatës me dy dozat e para. Shqipëria ka të vaksinuar vetëm 20% të popullatës. Jemi shumë larg minimumit për dy dozat e para dhe doza e tretë nuk diskutohet të paktën për këtë vit. Mbase për vitin tjetër nëse do të shprehet më shumë vullnetarizëm te qytetarët dhe më shumë besim te mjekësia dhe shkenca atëherë mund të flasim për një dozë të tretë dhe të katërt vitin tjetër".

Duke ju referuar vendeve të Europës, ajo tha se Shqipëria është vonë për vaksinimin e fëmijëveve mbi 12 vjeç.

"Janë tema që Europa i ka kaluar me tre muaj. Vaksinimi për fëmijët mbi 12 vjeç ka filluar prej disa muajsh dhe po bëhet me sukses në pjesën më të madhe të vendeve europiane. Në Gjermani 80% e fëmijëve që vizitojnë shkollën e  kanë marrë vaksinën.

Dozë e tretë vaksine? Dollenberg:  Me 20% të popullatës

Në Shqipëri jemi me përqindje shumë herët më të ulët. BioNTech është i lincencuar për moshat e reja dhe për adulte do të ishte ideale. Për të gjithë skeptikët, vaksina BioNTech, AstraZeneca,  Johnson & Johnson, Sinovac që është shumë e preferuar do të ishte një alternativë e sigurt.

Po aplikohet te miliona njerëz. 60% e popullatës së Europës është vaksinuar ndërsa Shqipëria është te 20%. Është një kompleks, si sistemi mjekësor ashtu dhe ndërgjegjia qytetare duhet të përmirësohen. Sa i përket fëmijëve, grave shtatzënë, të sëmurëve kronikë, duka të them që nuk kemi pasur asnjë pacient të infektuar nga Covid, që ka marrë vaksinën, që të ketë vdekur.Vaksina të mbron jetën dhe pse infektueshmëria është e mundshme me simptoma të lehta".

Për përballimin e pandemisë, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë kërkon më shumë trajnime për bluzat e bardha.

"Me hapjen e shkollave dhe universiteteve patjetër që rreziku i Deltës dhe mutacioneve të reja mund të çojë dhe në një valë të katërt. Duhet një trajnim i rregullt i personelit mjekësor, kanë nevojë për aktualizim të njohurive të tyre. Duhet investuar më shumë te resurset e bluzave të bardha duke u dhënë dhe bonuse për punën ekstra që mund të bëjnë në formën e këshillimit".

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sqaron se protokollet e trajtimit nuk kanë ndryshur, por janë përshtatur sipas klinikave.

Mes Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë dhe bluzave të bardha në vendin tonë, u zhvillua një konferencë e përbashkët për shpërndarjen e eksperiencave për dhënien e ndihmës së parë për pacientët me Covid.

EMISIONET